Tiranë - Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka vjedhur 1 milion lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, në kasafortën e një banese në rrugën “Musa Agolli”.

I arrestuari është identifikuar Pashk Zefi. Ndërkohë është shpallur në kërkim personi që largoi 52-vjeçarin, me automjet, nga zona.

Policia informon se 2 bashkëpunëtorët kanë mbajtur në vëzhgim zonën dhe kanë hyrë në banesë, kur aty nuk kishte banorë.

Vjedhja bëhet me dije se ka ndodhur më 24 tetor, ku siç shihet edhe nga pamja i veshur me të zeza pasi ka grabitur largohet me një valixhe në dorë. Pasi del nga pallati 52-vjeçari hipën te një makinë e cila largohet me shpejtësi.

Njoftimi i policisë:

Pas kallëzimit të një shtetaseje, se më datë 24.10.2025, nga kasaforta në banesën e saj, ishin vjedhur gjatë kohës që nuk kishte patur banorë, 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Rojtaret”, u mundësua identifikimi i të dy shtetasve të implikuar në këtë rast, konkretisht P. Z., 52 vjeç dhe D. B., 56 vjeç, të banues në Tiranë. 52-vjeçari u vu në pranga, ndërsa shtetasi D. B. u shpall në kërkim.

Nga këto veprime dyshohet se 2 shtetasit kanë mbajtur në vëzhgim banesën në rrugën “Musa Agolli”, ku shtetasi P. Z. ka hyrë për të vjedhur, kur nuk ka patur banorë. Ndërkaq, shtetasi D. B. ka larguar me automjet, 52-vjeçarin, nga banesa, pasi ky i fundit dyshohet se vodhi nga kasaforta, 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro.

Vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit D. B.

Gjithashtu, vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.