TIRANË- Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi ka vjedhur një shumë parash në një hotel në rrugën ‘Fortuzi’. I mituri, i veshur me bluzë të zezë, i cili më parë kishte qenë punojnë recepsioni në hotelin që vodhi lekët, kërcënoi punonjësin aktual duke i marrë shumën e parave.

Recepsionisti në detyrë i veshur me bluzë të bardhë, nuk bëri rezistencën, ndërsa 17-vjeçari duket sikur i tregon armë në brez, por kjo nuk është e qartë nëse vërtetë ishte i armatosur ose jo. Pasi merr paratë largohet qetësisht.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën "Fortuzi", ku ka qenë i punësuar si recepsionist. Materialet i kaluan Prokurorisë.’- njofton policia.