Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 21- vjeçarin me inicialet A.H, pasi vodhi një automjet, në një garazh në rrugën "Xhanfize Keko", në Tiranë.
21- vjeçari e ka vjedhur mjetin tip 'Benz' më datë 29.08.2024, në një garazh në rrugën "Xhanfize Keko", dhe më pas e ka braktisur atë në zonën e Laprakës.
Sipas policisë, makina e vjedhur është sekuestruar, ndërsa 21-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë për të njejtën veprimtari kriminale
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Garage".
Vodhi një automjet, në një garazh në rrugën "Xhanfize Keko", arrestohet 21-vjeçari, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale.
Gjendet në zonën e Laprakës, dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Garage".
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. H., 21 banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 29.08.2024, ka vjedhur një automjet tip "Benz", në një garazh në rrugën "Xhanfize Keko", dhe më pas e ka braktisur atë në zonën e Laprakës.
Materialet i kaluan Prokurorisë.