Tiranë, vrasja e Eleni Bashos
hetim këstit të dhënë dorazi

Tiranë, vrasja e Eleni Bashos<br />hetim këstit të dhënë dorazi
TIRANE- Të gjitha bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri, pritet të venë në shërbim të hetimit për laburanten e vrarë Eleni Basho, informacione rreth mënyrës së transaksioneve bankare. Këto veprime janë kryer nga "falja" e 50 për qind të aksioneve të kompanisë "Nova Dental Albania" ortakut tjetër të kompanisë Ilirjan Bituni. Nëpërmjet një shkresë të hartuar nga drejtuesi i grupit hetimor të kësaj çështjes, prokuroria dhe policia e Tiranës u kërkojnë informacione bankave për të mësuar rreth të vërtetës së transaksioneve bankare. Nga hetimet e kryera rreth vrasjes misterioze të laburantes Eleni Basho, është zbuluar se mes emrit të viktimës dhe ortakut tjetër të kompanisë Ilirjan Bituni, ka pasur disa transaksione bankare. Njëri prej këtyre transaksioneve që kap shifrën prej 25 mijë euro, është zbuluar se është kryer dorazi mes dy ortakëve duke shmangur rrugët bankare. Ndërkohë që për sa i përket kësteve të tjera ato janë bërë nëpërmjet bankave. Prokuroria thotë se momentalisht është duke verifikuar të gjitha veprimet bankare që kanë bërë ortakët e kompanisë dentare "Nova Dendal Albania". Në vijushmëri të këtij hetimi si pasojë e informacioneve të kërkuara nga bankat, dje në prokurorinë e Tiranës ka mbëritur një përgjigje e cila tregonte se shtetasja Eleni Basho, Ilia Basho dhe ortaku tjetër Ilirjan Bituni nuk janë klientë të saj. Ndërkohë që vëmëndje maksimale tashmë po i kushtohet dhe këstit prej 25 mijë euro të dhënë dorazi, pasi ka dyshime që palët mund të kenë rënë më pas në konflikt njëri me tjetrin, gjë e cila mund të ketë sjellë dhe vrasjen e 35 vjeçares Eleni Bashos.
Kësti 25 mijë euro
Kjo shumë e konsiderushme eurosh, është dhënë fillimisht në këstin e parë nga Ilirjan Bituni. Lekët nuk janë xhiruar nëpërmjet bankave por dorazi, çka ngre dyshime të forta për prokurorinë lidhur me një konflikt të mundshëm mes viktimës dhe ortakut tjetër të kompanisë "Nova Dental Albania". Të pyetur rreth këtij fakti të dyja palët kanë pranuar, se një pjesë e lekëve janë dhënë dorazi dhe jo nëpërmjet bankave. Por kjo mënyrë është zgjedhur si nga para dhënësi ashtu dhe para marësi. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera është konstatuar se ka pasur dhe disa këste të tjera, që janë dhënë nëpërmjet transaksioneve bankare, ku i fundit pritet të jepet në muajin Prill të këtij viti. Pikërisht këto qarkullime parash, tashmë janë vënë në fokusin kryesor të prokurorisë dhe policisë, të cilat prej dy javësh janë duke kryer dhjetëra veprime hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve që ekzekutuan me tre plumba pas shpine nënën e dy fëmijëve Eleni Basho.
"FALJA" E KOMPANISE
Hetimet kanë nxjerë në dritë se për tju shmnagur detyrimeve fiskale të caktuara nga shteti, viktima Eleni Bashko ka firmosur një akt-falje, sipas të cilit ajo i falte 50 për qind të aksioneve ortakut tjetër Ilirjan Bituni. Sipas prokurorisë, shitja në këtë formë, është bërë me qëllim për tju shmangur detyrimeve tatimore, por nga verifikimet e bërë ka rezultuar se ska pasur asnjë problem rreth përzgjedhjes së kësaj metodikë shitjeje.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024