Vrau motrën e alkoolizuar me thikë, Gjykata e Tiranës lë në burg mësuesen Marsela Pushani: Nuk do doja kurrë ta vrisja

Arrest në burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për mësuesen 40-vjeçare të Gjuhës Shqipe, Marsela Pushani, e cila akuzohet për vrasjen e motrës së saj të alkoolizuar Amanda Pushani me thikë më 2 shtator në shtëpinë e tyre. E penduar, në seancë gjyqësore, mësuesja është shprehur se nuk ka dashur kurrësesi ta vrasë të motrën, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se Pushani ka kërkuar masë më të butë sigurie, me pretendimin se duhet të kujdeset për nënën e moshuar. Ndërkohë edhe avokati i saj i ka kërkuar Gjykatës masën arrest shtëpie për autoren e dyshuar dhe ndryshim të kualifikimit të veprës në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Ndaj të dyshuarës janë ngritur akuza të rënda si ajo e vrasjes për shkak të mardhënieve familjare dhe e moskallzimit të krimit, për të cilat Marsela Pushani rrezikon të dënohet deri në burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtore.

Pretendimet e saj për një vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, pritet të provohen edhe shkencërisht nga organi i akuzës duke kryer eksprtiza të tjera. Edhe nëna e dy vajzave e cila është marrë ne pyetje, në dëshminë e saj ka dhënë të njëjtin version si e arrestuara Marsela Pushani. Sipas saj, viktima Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpesh ushtronte dhunë ndaj saj dhe motrës së saj për t'i marrë para për alkool.

Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banesë dhe i ka kërcënuar me thikë. Në momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtës. Por prokuroria do të kryejë të tjera ekzaminime dhe eskpertiza për të vertetuar nëse vrasja e Amandës ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes, siç ka pretenduar motra dhe nëna e saj apo jemi përpara një vrasje.

Burime nga grupi i hetimit thanë se prokuroria ka kërkuar kryerjen e eskpertizave të tjera mjeko ligjore mes të cilave edhe ato daktiloskopike të gjurmëve në banesën ku ka ndodhur krimi. Prokuroria ka sekuestruar thikën që mendohet se ka shkaktuar vdekjen e 37 vjeçares ndërsa një tjetër analizë do te jetë edhe ajo e përqindjes së alkolit në gjakun e viktimës. Të gjitha këto pritet të zbardhin dinamiken e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur ne banesën e viktimes e cila jetonte së bashku me nenën dhe motren e saj.

Ditën e krimit ngjarja është fshehur nga dy pjestaret e tjera të familjes duke e raportuar si vdekje natyrale dhe me pas autopsia nxori në pah edhe shkakun e vertete të vdekjes që ishte goditja me thikë në pjesën e barkut. Një tjetër pistë që do të verifikojë prokuroria është nëse ka pasur persona të tjerë në skenën e krimit.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës