Pas 7 vitesh në kërkim për vrasje, Policia ka bërë të mundur sot arrestimin e ish-agjentit të SHISH, Xhevahir Mzhika. 51-vjeçari Mzhika u kap në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit, dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga efektivët.

Mzhika ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Florian Selmanit, ngjarje e ndodhur më 16 gusht të 2014 te isha Fusha e Aviacionit. Shkak i ngjarjes së rëndë u bë sherri pas blerjes së një gome të përdorur nga Mzhika në servisin që administrohej nga viktima Florian Selmani.

Kjo gomë plasi në rrugë, duke  bërë shkak i një aksidenti ku u lënduan lehtë disa anëtarë të familjes së ish-agjentit të SHISH. Kjo bëri që mes Mzhikës dhe Selmanit të lindin disa kontradikta, duke sjellë dhe përdorimin e armës nga ana e agjentit, i cili qëlloi me një plumb në kokë pronarin e gomisterisë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas kësaj Xhevahir Mzhika u largua në drejtim të paditur, deri sa u arrestua ditën e sotme.

1637666748_1200630xhevahirmzhika.jpg

Xhevahir Mzhika