Tiranë, vret kushëririn me 12
thika, familjarët: E kafshoi qeni

Tiranë, vret kushëririn me 12<br />thika, familjarët: E kafshoi qeni
TIRANE - Dymbëdhjetë goditje me thikë, njëra në zemër, i kanë marrë jetën një inspektori të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (ish-INUK) gjatë një konflikti me djalin e xhaxhait të tij pasditen e së mërkurës (rreth orës 19:00). Ngjarja ndodhi në pragun e shtëpisë tre katëshe të të ndjerit në Kodër-Kamzë (Institut) në periferi të kryeqytetit, ndërsa 32-vjeçari Melazim Shehu, baba i dy fëmijëve gjeti vdekjen në spital pas mesnate (rreth orës 00:50).

Shehu dyshohet të jetë goditur nga kushëriri i tij Granit Shehu gjithashtu 32-vjeçar (ne foto), babai i një vajze të vogël, i cili eshte shpallur në kërkim. Sipas dëshmive ai rezulton të jetë larguar menjëherë nga shtëpia pas kryerjes së vrasjes. Shkak për këtë ngjarje dyshohet se është bërë një debat banal mes dy kushërinjve, shtëpitë e të cilëve janë ngjitur.

Mësohet se anëtarët e të dyja familjeve janë munduar ta mbanin të fshehtë këtë ngjarje, teksa kanë deklaruar në polici se plagët që 42-vjeçari kishte marrë në trup kishin qenë nga kafshimi i një qeni që ata mbanin në shtëpi. Burime nga policia thanë se gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, familjarët e viktimës nuk kanë dashur të bënin publike vrasjen e djalit të tyre duke dhënë dëshmi nga më të ndryshmet. Ngjarja në polici është raportuar nga mjekët e një spitali privat në kryeqytet ku Shehu nderroi jete.

Trupi inspektorit të IKMT-së, mëngjesin e të enjtes është nisur nga familja e tij për në Kukës, për të kryer edhe ceremoninë e varrimit në vendlindje.

Konflikti i pares mes dy kusherinjve Shehu ne vitin 2012
Në vitin 2012 një konflikt i vjetër pronësie në Golem shkaktoi dy viktima, një prej të cilëve ishte Sulejman Shehu, babai i autorit të krimit të sotëm, Granitit. Që në atë kohë Granit Shehu akuzonte djalin e xhaxhit Milazim Shehun se me mosveprimin e tij si inspektor në korrik të 2015-ës kishte shkaktuar vdekjen e babait të tij.

Kjo është vetëm një nga pistat e shumta që ka policia për motivin e krimit të kësaj të enjteje, megjithëse dyshimet më të forta flasin për një konflikt të ri të lindur mes tyre.

Sherri i vitit 2012 i cili degjeneroi në përdorimin e armës ndodhi në afërsi të një resorti turistik në bregdetin e Malit të Robit mes pjesëtarëve të familjes Tragaj dhe Shehu, pretenduese të sipërfaqes së tokës që shtrihej para resorit të Ardian Tragajt. Ky i fundi qëlloi mbi pjesëtarët e familjes Shehu, të cilët e kishin kërcënuar më herët me armë për atë pjesë toke, por ai e konsideronte të tijën. Për pasojë, mbeti i vrarë Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari, roje në objektin e Tragës.

Granit Shehu
(Në foto autori i vrasjes Granit Shehu)

shtepia kamez

shtepia kamez

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë