Tiranë, vret me thikë të
fejuarën 17 vjeçe, arrestohet

Tiranë, vret me thikë të<br />fejuarën 17 vjeçe, arrestohet
TIRANË - Anxhela, vetëm 17 vjeçe, i është shtuar sot listës së viktimave të vrara nga dora e bashkëshortit.

Sipas policisë, krimi ndodhi në banesën e tyre në fshatin Hekal, disa km larg Tiranës. Mësohet se Ersik Gjosha, 26 vjeç, e ka qëlluar tre herë me thikë të fejuarën e tij 9 vjet më të vogël, Anxhela Hadon.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30 në banesën njëkatëshe të çiftit, kur ata gjendeshin vetëm.

Fare pranë banesës së tyre gjendej edhe shtëpia dy katëshe e prindërve të Ersik Gjoshës. 26-vjeçari kishte 3 muaj që ishte kthyer nga emigrimi, ndërsa prindërit i kishin ndërtuar banesën njëkatëshe për të pasur pranë djalin dhe nusen.

Nga burimet policore mësohet se 26-vjeçari i arrestuar ka pranuar krimin, i cili ka ndodhur pas një zënke për arsye xhelozie. Edhe prindërit e autorit janë shoqëruar në polici. Ndërsa trupi i viktimës ndodhet në morg për ekspertizë dhe në mbrëmje do t’i jepet familjarëve.

I  arrestuari Ersi Gjosha,  pritet të dalë të martën para Gjykatës së Krimeve të Rënda për vlerësim të masës së sigurisë.

NJOFTIMI I POLICISE ME 22 KORRIK PER VRASJEN E NDODHUR MBREME  
 Dje rreth orës 21:00, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Ersnik Ramiz Gjoshi, 27 vjec, lindur dhe banues në fshati Hekal komuna Petrele Tiranë. Arrestimi i tij u be sepse dje rreth ores 15:00, ne banesen e tij ne fshatin Hekal Tirane, per motive te castit, ka vrare me arme të ftohtë thike bashkejetuesen e tij shtetasen A.H 17 vjec. Autori i ngjarjes eshte kapur ne flagrance ne banesen e tij ne fshatin Hekal, disa minuta pas ngjarjes, se bashku me armen e krimit e cila u sekuestrua ne cilesine e provës materiale, se bashku me disa kampione (njolla gjaku dhe veshjet e viktimes).

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, per veprat penale te “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79/c dhe 279/2 të K.Penal.

Redaksia Online
(mag/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!