Tiranë, vritet farmacistja
Megi vdes pas 3 orë operacion

Tiranë, vritet farmacistja<br />Megi vdes pas 3 orë operacion
Dy gra janë qelluar në mbremje ne kryeqytet. Nje farmaciste ne Shkoze eshte vrare dhe nje vajze e re, Megi Jokiçi 25 vjec te Komuna e Parisit, ka mbetur e plagosur fillimisht me nje plumb ne nofull, por me pas vdes pas 3 ore nderhyrje kirurgjikale ne Spitalin Ushtarak. Megi dha jete pak pas mesnates. I plagosur në ngjarjen e dyte Aleksander Gocaj.

Eleni Basho, 35 vjeç është ekzekutuar mbreme, rreth orës 18.40 minuta me një plumb pistoletë në zonën e Shkozës në Tiranë. Viktima ka qenë duke u kthyer për në shtëpi dhe është qëlluar vetëm nga një plumb, ndërsa në shtëpi e priste djali i vogël.

Sipas burimeve të policisë, dyshohet se autorë të krimit janë dy persona, të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja drejt errësirës. Mësohet se viktima Eleni Basho, nënë e një fëmijë, me profesion farmaciste është vrarë nga një distancë fare afër shtëpisë, në një rrugicë të errët. Të shokuar familjarët, ndësa i shoqi ishte në punë në momentin e vrasjes tragjike.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por deri tani, nuk raportojnë ndonjë motiv apo autor të kësaj ngjarje. Edhe dëshmitarët rrotull kanë ndjerë krismën dhe kanë parë kufomën, por nuk dihet asgjë paraprake.

Ndërkohë policia ka mbërritur edhe në familjen e saj për të pyetur familjarët për ndonjë konflikt apo ndonjë motiv të kësaj tragjedie.

Megi Jokiçi vdes në Spitalin Ushtarak pas 3 ore operacion

Vetëm pak orë kanë kaluar nga vrasja e farmacistes në Shkozë dhe një tjetër vrasje me arme shënohet në Tiranë. Viktima është një tjeter femër dhe është qëlluar me armë zjarri në zonën e universitetit Kristal, në ‘Komunën e Parisit’. Gjatë ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe 27 vjecari Aleksandër Gocaj. Sipas policisë, zjarri ka qenë dretuar ndaj Gocajt dhe Jokici ka qenë kalimtare kur është qëlluar.
Mësohet se autori gjatë largimit nga vendi i krimit është aksidentuar dhe ka lënë automjetin e tij për t'u larguar në këmbë. Megi Jokiçi ishte plagosur ne nofull dhe fillimisht u tha se ishte jashte rrezikut per jeten, por vajza ka dhene jete ne Spitalin Ushtarak, pas 3 ore nderhyrje kirurgjikale.

Dëshmitarët shkruajnë në Facebook për plagosjen e Megit

Kreshnik Gjoleka: Une isha ne zyre rreth 30 metra larg dhe kur degjuam krismat shtangem te gjithe pasi lagjia eshte pergjithesisht e qete. Me pas u ftilluam nga ulerimat e njerezve. Dy djem po perpiqeshin ta nxirrnin jashte dhe mezi e futen pas ne makinen e saj. Njeri po perpiqej ta ndizte makinen por u pataks kur duart iu lyen me gjak ne timon dhe ne marsh. Nuk po arrinte ta ndizte. Per fat erdhi policia menjehere dhe e futen ne makinen e tyre dhe e cuan ne spital...


 (ah/am/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024