TIRANE – Një 34-vjeçar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Nga burime policore mësohet se viktima quhet Arlind Fuga. Viktima, i cili njihet me emrin “Pipe”, është shok i ngushtë Emiliano Shullazit, personazh i njohur për forcat e rendit, aktualisht në burg nën proçes për armëmbajtje pa leje. Shullazi është arrestuar edhe gjatë zgjedhjeve elektorale të 8 Majit pasi u përfshi në një incident në farkë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Him Kolli, rreth orës 21:00. Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e saj. Fuga, baba i dy fëmijëve, është qëlluar 6 herë me pistoletë pasi kishte dalur nga një bilardo, mësohet nga burime policore.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com