Pas konfliktit mes dy fqinjëve në Tiranë, njëri prej tyre i identifikuar si Nikolin Staka , 56 vjeç ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 30 korrik, në rrugën ‘Sulejman Pitarka’ ndërsa sot është vënë në pranga Alban Meneri, 51 vjeç, i cili rrahu për vdekje fqinjin.

Meneri goditi me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring Stakës. Burime bëjnë me dije se plagët e rënda i shkaktuan hemorragji dhe për pasojë ndërroi jetë në banesë pasi nuk shkoi në spital të merrte mjekim. Megjithatë priten rezultatet e autopsisë për të sqaruar shkakun e vdekjes. Nikolin Staka nga Laçi, me profesion mësues  jetonte prej një muaji në Tiranë, ku kishte marrë banesë me qira. Më herë jetonte në Belgjikë.

Nga ballkoni i banesës ku jetonte vuri re që Alban Meneri, me profesion violinist në RTSH, po debatonte me një grua për punë parkimi dhe nuk hezitoi të ndërhynte. Pronarja e banesës tregon që Nikolini doli në dritare dhe i tha Alban Meneri që të mos konfliktohet me një grua.

"Nikolini doli në dritare dhe i tha: Mos u konflikto me zonjën sepse është femër. I thotë, hajde ti meqë je burrë, të konfliktohem me ty. Vetëm kur përfundojnë në grushte, ishte errësirë dhe ai personi ka rënë në tokë. Pjesa më e vështirë është që ky pasi ra në tokë, ka vazhduar t’i gjuaj akoma. Autori përfitoi nga vendimi i gjykatës në mënyrë të padrejtë për këtë pronën këtu dhe përmbarimi bëri ekzekutimin e vendimit të gjykatës tek godina jonë", shprehet ajo. 

 Meneri iu kundërpërgjigj: “Zbrit poshtë se ta tregoj unë”. Staka ka zbritur për tu përballur me Menerin, i cili e ka qëlluar me grushte në kokë e fytyrë dhe i ka ikur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 korrikut ndërsa të nesërmen, Staka u gjet i pajetë në banesë. Ai nuk shkoi të merrte mjekim në spital sepse jetonte vetëm dhe nuk kishte njerëz që ta ndihmonin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

1659351986_albanmeneri3.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Del FOTO/ Kush është Alban Meneri, fqinji që rrahu për vdekje 56-vjeçarin pas sherrit me një grua për parkingun

 

Personi që shihni në fotografi është Alban Meneri, fqinji që rrahu për vdekje 56-vjeçarin Nikolin Staka. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 korrikut pasi Meneri debatoi me një grua për parkingun. Nga ballkoni i banesës, Staka i tha: “Çfarë bën, nuk të vjen zor që zihesh me gra”, ndërsa Meneri iu kundërpërgjigj: “Zbrit poshtë se ta tregoj unë”.

Staka ka zbritur për tu përballur me Menerin, i cili e ka qëlluar me grushte në kokë e fytyrë dhe i ka ikur. Staka mori plagë të rënda por nuk mori mjekim në spital dhe për pasojë ndërroi jetë në shtëpi.