TIRANË - Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet.
Në pranga ka rënë një 51-vjeçare nga Vietnami, teksa në gjendje të lirë do të hetohen dy persona të tjerë.
Sipas njoftimit bëhet me dije se 51-vjeçarja ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Mine Peza”.
Si provë materiale u sekuestruan një shumë parash dhe një celular.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i hetimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me qëllim dokumentimin e një tjetër rasti të përshtatjes së apartamenteve të marra me qira, për ushtrim të prostitucionit, finalizuan operacionin e koduar ‘Foleja 3’ , në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasja vietnameze, Th. H., 51 vjeçe.
Nga hetimet rezultoi se ajo ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Mine Peza”.
Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas që dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente











