Tiranë, zbulohet tjetër magazinë me mallra kontrabandë, vlera 150 mijë euro! Arrestohet administratori dhe magazinieri (EMRAT+ VIDEO)

TIRANE - Dy operacione për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike u ndërmorën sot në Tiranë.

Një subjekt i paregjistruar në organet tatimore në të cilin magazinoheshin mallra të kontrabanduara në sasi të mëdha, me vlerë 150 000 euro është zbuluar në Tiranë. 305 pako nga të cilat 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme u sekuestruan gjatë operacionit të koduar “Best Cargo”

Në pranga ka rënë administratori i magazinës Gentian Plaku, 31 vjeç magazinieri Ledio Kamberi 41 vjeç dhe Etmir Dogjani, shitës dyqani, 40 vjeç. Të tre ishin  banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në një subjekt (magazinë) të paregjistruar në organet tatimore, me administrator shtetasin Gentian Plaku dhe magazinier shtetasin Ledio Kamberi., gjetën dhe sekuestruan mallra dhe produkte të ndryshme. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Etmir Dogjani furnizonte dyqanin e tij, me këto mallra, për t’i tregtuar ato me pakicë" informoi policia.

Po sot dy punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Delivery2” 

Gjithashtu janë sekuestruar 204 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 15 000 euro.   

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
Tiranë, zbulohet magazina me mallra kontrabandë tek "5 Maji' arrestohen postierët

TIRANE - Dy punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Delivery2”

Gjithashtu janë sekuestruar 204 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 15 000 euro.     

Magazina e postës private me administrator shtetasin L. S., u zbulua në rrugën '5 Maji'.

Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave informoi sot policia.    

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 23/09/2023 00:59

    Nëse deklarohet se janë mallra kontrabandë, së bashku me ata që janë të arrestuar duhet të jenë edhe doganierët dhe kufitarët që kanë lejuar me dashje të kalojnë këto mallra kontrabandë! Është kthyer edhe policia vetëm gjobëvënese!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos