Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë natës.

Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga 2 persona, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Si pasojë e zjarrit, është djegur plotësisht dyqani, në pronësi të dy vajzave, si dhe një automjet i parkuar pranë tij.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak-Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2 shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe ndezur lëndë djegëse, te shkallët e jashtme të subjektit në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”.

Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht automjeti në pronësi të shtetases R. H., i parkuar në afërsi të subjektit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe për kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.