Tiranë, zjarr në një pallat
 humb jetën një 55- vjeça

Tiranë, zjarr në një pallat<br /> humb jetën një 55- vjeça
TIRANË- Kati i pestë i një pallati është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme te ura e tabakëve, pranë Gjykatës së Apelit e për pasojë ka humbur jetën një person.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se viktima është Adrian Fetiu ku ka gjetur vdekjen menjëherë nga asfiksia.

Dyshohet se 55- vjeçari i cili ishte me aftësi të kufizuara, i ka vënë zjarrin banesës në të cilën ai jetonte i vetëm. Dyshimet për zjarrëvinie të qëllimshme shtohen edhe për faktin se dy vite më parë Adrian Fetiu ka tentuar të hidhet nga banesa.

Para dy vjetësh, Fetiu për afro 30 minuta, ka kërcënuar se do të hidhej, teksa shkak për ngjarjen sipas policisë dyshohet se ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e Fetiut. Ka qenë ndërhyrja e shërbimit të zjarrëfiksëve të cilët kanë parandaluar vetëvrasjen e 55- vjeçarit. 

Adrian Fetiu
(Në foto Adrian Fetiu dy vite më parë teksa kërcënonte se do të hidhej nga pallati)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023