Tiranë-  Flakët kanë përpirë një ambient në katin e katërt të një pallati te 'Komuna e Parisit', në Tiranë. Dyshohet se flakët kanë shpërthyer rreth orës 11:05 minuta të 20 janarit në një ambient që funksionon si zyrë, në katin e katërt të një pallati te kompleksi "Kika 2".  Flakët që zgjatën më shumë se një orë, u vunë nën kontroll dhe u fikën përfundimisht Falë falë ndërhyrjes së disa mjeteve zjarrfikëse të kryeqytetit. 

Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike në paketën elektrike në një zyrë, ndërsa ndërsa përveç dëmeve materiale nuk pati të lënduar.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku duket se janë evakuuar banorët ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e flakëve.

"Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese.  Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve . Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, informoi sot policia e Tiranës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Tirane/ Zjarri në katin e katërt tek kompleksi "Kika 2", momenti kur zjarrfikësit ndërhyjnë me shkallë të shuajnë flakët

Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet e momentit kur forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët në katin e katërt të pallatit.

Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese. 

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.  Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve . Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit' informoi policia.