Gjashtë zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve. Sipas Drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës, Dilaver Laçi, janë marrë masat për evakuimin e banorëve. Mësohet se nuk ka të plagosur.
Shkak i zjarrit mendohet të jetë një shkëndijë elektrike. Për këtë arsye, ÇEZ ndërpreu furnizimin me energji për një kohë në zonë. Të paktën dy makina janë djegur.
Disa nga banorët që kanë patur automjetet e tyre në parking, kanë pritur në tension që zjarri të vihej nën kontroll dhe më pas, pasi flaket janë vënë nën kontroll kanë nxituar për të nxjerrë automjetet e tyre nga parkingu i cili ishte ende i mbuluar nga tymi i dendur. Në rubrikën Raportoni Ju, një qytetar ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.
(Foto: Zjarri në rrugën Don Bosko, foto nga lexuesi)
(Foto: Qytetarët në tension derisa zjarri të vihej nën kontroll dhe më pas të largonin makinat)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)