Tiranë-Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një 'Zgarë te rethi i Komunës së Parisit. 

Burime bëjnë me dije se janë evakuuar punonjësit. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, vetëm dëme materiale.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv një shtëllungë e madhe tymi është ngritur në zonë.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje ku dhe kanë neutralizuar flakët.

Zjarri dyshohet se ka rënë në pjesën e kuzhinës gjatë momentit të gatimit - konkretisht te pjesa e aspiratorit.