Tiranë/ Digjet gjatë natës 'Touareg'-u, ishte parkuar pranë Gjykatës së Apelit (VIDEO)

TIRANË - Një automjet tip 'Volkswagen Touareg' është shkrumbuar nga zjarri gjatë orëve të natës në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet makina ka qenë e parkuar në një bllok pallatesh kur është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës të cilët kanë bërë neutralizimin e flakëve të cilat rrezikonin të përhapeshin te automjetet e tjera të parkuara aty ngjitur.

Makina e përfshirë nga flakët në Tiranë

Report Tv mëson se automjeti i djegur është në pronësi të shtetasit me iniciale S.I. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje, megjithëse paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës