1767941763_5maj.jpg

Shuhet pothuajse totalisht zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e djeshme një kapanon me rroba dhe mallra të tjera te ish-Uzina Dinamo në Tiranë duke shkrumbuar mbi 50 magazina.

Në zonë ka ende prani tymi dhe 2 zjarrfikëse vijojnë ende punën.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Shuhet zjarri në tregun e rrobave te ish-Uzina Dinamo, 50 subjekte të shkrumbuara! Në zonë ende prani tymi (PAMJE ME DRON)