Tiranë, zyrtari i Komisionit Europian optimist: Koha për çeljen e negociatave

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë & Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson ka deklaruar sot në ditën e Europës gjatë aktivitetit “Fshati BE” në sheshin Skënderbej se u rekomandua hapja e negociatave nisur nga progresi që ka bërë Shqipëria, por mbetet edhe shumë për t'u bërë.

Sipas këndvështrimit të Komisionit, bazuar në progresin që po ndodh këtu në Shqipëri, ne kemi marrë në konsideratë dhe u rekomanduam vendeve anëtare të Bashkimit Europian që të hapim negociatat me Shqipërinë.

Ju këtu në Shqipëri jeni europianë, jeni pjesë e kësaj. Elementë të ndryshëm janë të nevojshëm që të jeni pjesë e BE-së dhe shumë prej tyre ju i keni realizuar dhe kjo është arsyeja pse ne rekomanduam hapjen e negociatave, por edhe shumë më tepër është për t'u bërë

Christian Danielsson

Në 17 prill KE rekomandoi hapjen e negociatave, ndërsa në qershor vendoset nga vendet anëtare per Shqiperine.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen