Një 34-vjeçar nga Tirana  i identifikuar si Sokol Ponari ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, drejt Veriut me destinacion final vendet e BE-së

34-vjeçari është kapur në rrugën "Princ Vidi" në kryeqytet duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar,  iu kishte premtuar transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. 

Ndërsa, 5 emigranët e paligjshëm u vunë nën hetim veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.