Skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana, e cila luajti në turin e dytë eliminator të Champions League do të kalojë direkt në fazën 'play-off' të Europa League. Bardheblutë ishin përgatitur për të njohur kundërshtarin në fazën e tretë, por rregulli i ri i UEFA-s ka sjellë këtë lajm fantastik.
UEFA thotë se dy nga 10 skuadrat e eliminuara nga turi i dytë i Champions League do të kalojnë në fazën e 'play-off' të Europa League. Nga goglat e përzgjedhura me fat kanë qenë Tirana dhe skuadra bullgare e Ludogorets.
Ky është një lajm mbreslënës jo vetëm në aspektin e prestigjit apo mundësisë, por edhe për të ardhurat, pasi pjesmarrja në turin e 'play-off' rrit shpërblimin e dhënë nga UEFA.