Tiranës i ikin nga duart 800 mijë euro, Barcelona kthen te Getafe Ndokyt

Të reja të tjera vijnë edhe për klubin e Tiranës. Pas nënshkrimit me dy futbollistë me emër si Augustin Torrasa dhe Elton Kale, klubi bardheblu ka marrë një lajm jo fort të mirë nga Spanja. ‘Marca’ shkruan se Barcelona ka hequr dorë nga blerja e Merveil Ndokyt, futbollistit të Getafe-s që në verën e 2017 e bleu nga kryeqytetasit.

Në rast se Merveil kalonte te Barcelona atëherë kjo e fundit do të paguante 4 mln euro. Si rrjedhojë e kontratës me Getafe-n ku Tirana mbajti 20% të kartonit të futbollistit, bardhebluve do t’i takonin 800 mijë euro, para të cilat do të lehtësonin jashtëzakonisht arkat e kryeqytetasve.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime