TIRANË- Drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një lokali ku kanë mbetur të plagosur tre persona.
Nuk dihen ende shkaqet që e bënë drejtuesin 50-vjeçar të humbte kontrollin e mjetit. Ngjarja ndodhi në kryeqytet tek "Rruga e Burgut". Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas banorëve tre personat e dëmtuar po pinin kafen e mëngjesit, në momentin që automjeti hyri në lokal.
Komento