Fikën serverin sapo hyri policia, arrestohen tre të rinjtë që mashtronin të huajt përmes Call Center-it në Tiranë

Fikën serverin sapo hyri policia, arrestohen tre të rinjtë që mashtronin të huajt përmes Call Center-it në Tiranë

Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohen për mashtrim përmes call center. Mësohet se në pranga ka rënë Gj.Rr., 27 vjeç, G.M., 26 vjeç dhe R.M., 30 vjeç.

Sipas policisë, duke qenë të punësuar në një call center në rrugën 'Sulejman Delvina, tre personat prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe mashtronin të huajt që të investonin në Forex.

Blutë e Tiranës kanë sekuestruar katër njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhënat e personave që dyshohen se janë mashtruar nga tre të rinjtë e arrestuar.

Tashmë tre të rinjtë akuzohen për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Sipas raportimeve, në momentin që policia ka ndërhyrë në ambientet e call center-it, punonjësit kanë fikur serverin kryesor që të fshihnin të dhënat.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fraud”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihen në pranga 3 shtetas, për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Sekuestrohen katër njësi kompjuterike dhe aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Fraud", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- Gj. Rr., 27 vjeç, R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë;  G. M., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë të punësuar në një call center në rrugën "Sulejman Delvina", prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe i mashtronin shtetasit e huaj, që të investonin në Forex.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas, për të penguar zbulimin e kësaj veprimtarie kriminale, kanë fikur serverin kryesor, me qëllim që të fshihnin të dhënat. Në vijim të operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhënat e personave që dyshohen se janë mashtruar nga tre të rinjtë e arrestuar.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja