Tiranë/ I larguar prej 8 ditësh nga shtëpia, familja merr lajmin e kobshëm

Tiranë/ I larguar prej 8 ditësh nga shtëpia, familja merr lajmin e kobshëm

TIRANE - Familja kishte tetë ditë që e kërkonte, por sot kanë marrë lajmin e kobshëm, se kishte ndërruar jetë.

Policia e Tiranës njofton se ka gjetur të pajetë një 31-vjeçar i cili kishte 8 ditë që ishte larguar nga banesa. 

Në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Numër 1,  u  gjet i pajetë G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Numër 2 në Tiranë më datë 8 gusht për largim nga banesa.

"Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme", thotë policia e Tiranës në një njoftim paraprak.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë