Tiranë/ Kunati pranon krimin, tregon pse e vrau gruan e vëllait të ndjerë

“Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar mardhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara”. Kjo është dëshmia që ka dhënë sot në gjykatë, Dashamir Xhepa, i cili rreth dy javë më parë në Tiranë, vrau kunatën e tij duke e hedhur trupin e pajetë pranë Liqenit të Sharrës.

Gjykata për Krime të Rënda la në burg Dashamir Xhepën, për vrasjen e Lirie Xhepës. Para togave të zeza, Xhepa e ka pranuar autorësinë, ndërsa është shprehur se motiv ka qenë një konflikt për prona si dhe dyshimet për lidhje intime të kunatës së tij me persona të tjerë.

Vëllai i autorit, njëherësh bashkëshorti i së ndjerës, ishte ndarë nga jeta vite më parë, ndërsa gruaja kishte katër djem. Ajo u qëllua për vdekje nga kunati i saj me dy plumba, një në kokë dhe një në bark.

Ngjarja ndodhi më 14 shkurt, në ditën e "Shën Valentinit".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tan_Tironci: 01/03/2019 23:15

    Shyqyr Zotit ska pas kunate Kim Kardashian.

    Përgjigju
  • Rruqja: 01/03/2019 18:58

    Rjepje si bagti ne mes te fshatit .Fisit i duhen 100 vjet te zhduk turpin qe beri kt kafshe me fytyr njeriu .mjere prinderit e gjore .

    Përgjigju
  • Fredi: 01/03/2019 15:54

    Bajgë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…