Tiranë/ Kamerat e sigurisë zbulojnë hajdutin e aparatit të sinjalit...La një kompleks pallatesh pa 'televizorë' (VIDEO)

Tiranë/ Kamerat e sigurisë zbulojnë hajdutin e aparatit të sinjalit...La një kompleks pallatesh pa 'televizorë' (VIDEO)

TIRANE - Një 50 vjeçar është vënë në prangat e policisë se shtetit pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv në një komplekt pallatesh në zonën e "21 Dhjetorit".

I arrestuari është A.H 50-vjeç dhe është kapur pas hapjes së kamerave të sigurisë. Po kështu policia ka identifikuar edhe personat e tjerë që përvetësonin sendet e vjedhura nga 50-vjeçari. Ata janë Sh.XH e P.D të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për akuzën “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Arrestimi i tij sipas policisë ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin dhe këqyrjes së pamjeve filmike i cili në mënyrë të përsëritur vidhte aparatura të shpërndarjes së sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh, në zonën e 21 dhjetorit.

Po kështu policia e Tiranës njofton se pas njoftimit të marrë nga administratori i një magazine private janë kapur dhe arrestuar në flagrancë  E. D., 50 vjeç dhe L. D., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në rrugën “Shefqet Musaraj” këta persona janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në magazinën e një rrobaqepsisë. Ata do të përballen me akuzën për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë