Tiranë/ Shkrumbohet nga flakët kati i 3-të i një banese në Kodër-Kamëz, pronarët për Report Tv: Shpërtheu bombola e gazit

TIRANË- Një bombol gazit shpërtheu në banesën trekatëshe në Kodër Kamëz, duke krijuar panik dhe terror në të gjithë zonën përreth. Zjarri kishte nisur më herët dhe shkak mendohet se u bë rrjedhja e gazit. Shtëllungat e tymit dhe flakët pushtuan të gjithë çatinë, e cila u shkrumbua thuajse plotësisht.

Për fat të mirë nuk ka të njerëz të dëmtuar, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për dëmet materiale. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta zjarrfikëse nga Tirana dhe Kamza, ndërsa vunë në kontroll zjarrin. Brenda në apartament jetonin prej disa muajsh një familje prej katër anëtarësh. Pronarët e banesës kanë një biznes disa dhjetëra metra më tutje, ndërsa u njoftuan nga njëra prej vajzave për zjarrin. Ismail e Zymbyle Mullanji tregojnë momentet kur shkuan në ndihmë të familjes që jetonte në shtëpinë e tyre.

“Kemi futur një familje për ndihmë aty, ka tre të sëmurë, ka vëllain dhe dy fëmijët. Na vjen goca, një e sëmurë, hajdeni se na u dogj shtëpia. Përse i thashë, ndezi mami bombolën dhe mori bombola. Ashtu tha ajo, mori bombola e gazit. Burri iku me vrap të nxirrte familjarët, kishin dalë deri te shkallët. Dëme në njerëz jo, vetëm shpia u bë shkrumb. Njerëzit dolën po dëmi është i madh, i paimagjinueshëm, krejt çatia”, deklarojnë pronarët e banesës.

Në katin e tretë të banesës janë edhe tre apartamente të tjera, të cilat janë shkrumbuar plotësisht. Policia dhe ekipi i zharrfikëseve po punojnë për të zbardhur të plota rrethanat e rrjedhjes së gazit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:42
Banesa iu shkrumbua nga flakët, pronarët flasin për Report Tv: Apartamentin ia kishim lënë një familjeje në nevojë, mori flakë pasi ndezën bombulën

 

Pronarët e banesës që u djeg në zonën e Kodër-Kamzës kanë folur për Report Tv. Ata tregojnë se banesën ia kishin lënë një familjeje në gjendje të vështirë ekonomike për të jetuar për dy ose tre muaj. Në prononcimin për Report Tv ata thonë se për flakët i lajmëroi vajza e vogël e familjes që i kishin lënë banesën flalas. Vajza u kishte thënë pronarëve se banesa mori flakë pasi e ëma ndezi bombolën.

“Quhemi familja Mollanji. Kemi futur një familje për ndihmë, ka vëllain dhe dy të fëmijët edhe gruan të sëmurë. Kemi martuar djalin, derisa ta ndajmë do ta çonim aty, i dhamë hyrjen për dy tre muaj sa të rregullohesh. Na vjen goca na tha hajdeni se na u dogj shtëpia. Pse i thash. Ndezi mami bombolën edhe mori bombola. Burri iku me vrap për të nxjerrë familjarët, kishin dalë deri te shkallët. Asnjë dëm? Në njerëz jo, vetëm shtëpia u bë shkrumb e hi. Janë katër familje, jemi ne dhe tre të tjerë. Për momentin nuk jetojmë vetë, jetojnë ata. Ishin ata dhe dolën, njerëzit dolën por dëmi është i paimagjinueshëm, komplet çatia”, thanë pronarët për Report Tv.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin