Tiranë/ Qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës, arrestohet 20-vjeçari libanez
Arma me të cilën qarkullonte libanezi 20-vjeçar oa leje
Forcat e Posaçme “Shqiponjat” kanë vënë në pranga 20-vjeçarin Muhamed Binali, me origjinë libaneze, i cili qarkullonte me një armë zjarri pa leje në zonën e Laprakës, në Tiranë.
“Shqiponjat” arritën të vinin në pranga të riun në rrugën "Lord Bajron", me ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve të cilët i informuar lidhur me faktin se ai qarkullonte me armë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.
Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, ndërkohë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë
Qarkullonte me armë zjarri me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët, Forca e Posaçme "Shqiponjat" lokalizon dhe vë në pranga 20-vjeçarin.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.
Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës.
Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme "Shqiponjat" ka bërë të mundur që në rrugën "Lord Bajron" të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje"
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Hetime për korrupsion dhe pastrim parash për Gërdecin, do bëhet drejtësi?
-
PO
54.3%
-
JO
35%
-
NUK E DI
10.7%
Vota total: 1044
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Goditën me grushte mjeken në QSUT e thyen dyert e spitalit, në pranga 2 persona! Ishin të dehur, akuzuan doktoreshën për neglizhencë pasi u vdiq i afërmi
8 Shkurt, 17:12
-
Ish-banorët e qytet studentit, protestë para kryeministrisë! Banorët: U përjashtuam nga rindërtimi! Bashkia: Bonus qiraje
8 Shkurt, 14:25
-
Mijëra viktima nga tërmetet në Turqi, Kim takohet me homologun turk në Shqipëri: Jemi me miqtë tanë në këto kohë të vështira
8 Shkurt, 12:54
-
Tiranë/ Dhunuan një të mitur dhe i grabitën byzylykun e floririt, 1 në pranga dhe 3 nën hetim
8 Shkurt, 12:38
-
Përplasi për vdekje të moshuarën që po kalonte vijat e bardha, i riu në Tiranë ishte nën efektin e lëndëve narkotike
8 Shkurt, 12:03
-
Si e ‘fundosi’ i vëllai Alda Kosin, dëshmitë kontradiktore për burimin e 120 mijë eurove
8 Shkurt, 11:46
-
FOTOT/ ‘Ngrin’ Tirana, qytetarët lëvizin në vështirësi në rrugët me akull
8 Shkurt, 11:12
-
Përplasi për vdekje të moshuarën në Tiranë, në pranga 23 vjeçari! Ishte nën efektin e drogës, hyri me semafor të kuq teksa 75 vjeçarja kalonte vijat e bardha
8 Shkurt, 10:51
-
Kandidati i PD për Bashkinë Kavajë: Në shkollë dhe gjimnaze nuk ka ngrohje! Po mësojnë me dorashka kapuç dhe xhup
7 Shkurt, 18:23
-
U përplas me makinë nga 23 vjeçari në Tiranë, e plagosura ndërron jetë në spital
7 Shkurt, 17:52
-
Shkëputja e ashensorit në Tiranë, reagon Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregut: Funksiononte prej 2012-ës, ndërtuesi nuk e regjistroi
7 Shkurt, 16:50
-
Aksident në Tiranë, 23 vjeçari përplas me makinë këmbësoren! 76 vjeçarja ndërron jetë në spital
7 Shkurt, 16:43