TIRANË- Në kohën kur para ministrisë së Arsimit prindër, të rinj e të reja në një pjesëmarrje të lartë si kurrë më parë në tubime për kauza sociale, kërkonin siguri, dorëheqjen e ministres Ogerta Manastiliu dhe marrje të masave pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Canit pranë shkollës, një tjetër i ri u godit me thikë në Tiranë.

Aron Demiraj vetëm 20 vjeç u qëllua me thikë në “Qytet Studenti”, ku edhe jeton. Burimet thonë se ai mori tre goditje, në brinjë, në qafë dhe shpatull. Pas konfliktit 19 vjeçari ka shkuar në një fast food për të marr ndihmën e parë dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.

Autori i dyshuar, Ajdin Ajvazi 19 vjeç, u arrestua, ndërsa policia po heton për shkaqet e plagosjes, që siç burime thonë për Report Tv, gjithçka nisi pas fjalëve “pse më bllokove rrugën”.