TIRANË-Masat e policisë dhe gjobat e shtuara nuk kanë mundur dot të shmangin një aksident të rëndë ndodhur në mes të kryeqytetit këtë të shtunë.
Gjithçka është shënuar në kryqëzimin e "Komunës së Parisit ku katër mjete janë dëmtuar përfshi dhe makinën e mbeturinave.
Shkaktari i aksidentit shoferi i makinës së mbeturinave, i cili rezulton se ka qenë i dehur, për këtë arsye është arrestuar nga policia. Po ashtu mësohet se ai ka marrë lëndime në trup nga përplasja, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Siç në videon që Shqiptarja.com disponon, përplasja ka qenë shumë e fortë, ku tre mjetet kanë marrë dëmtime materiale, madje mjeti tip 'Smart' ka përfunduar në trotuar.


Komente








