Tiranë/ Shpërndanin drogë në kryeqytet, arrestohen 3 të rinj! Policia gjeti dhe një granatë në banesën e njërit prej të arrestuarve

Tiranë/ Shpërndanin drogë në kryeqytet, arrestohen 3 të rinj! Policia gjeti dhe një granatë në banesën e njërit prej të arrestuarve

Foto ilustruese

3 të rinj në Tiranë janë arrestuar pasi shisnin dhe  shpërndanin lëndë  narkotike në kryeqytet. Ndërsa, gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjet dhe një granatë.

Të arrestuarit janë: Një 23-vjeçar me iniciale M.H; një 25-vjeçar me iniciale D.A dhe një  27-vjeçar me iniciale I.A.., të tre banues në  Yzberisht të Tiranës .

Nga hetimet u zbulua se 25-vjeçari dhe 23-vjeçari kryenin aktivitetin e paligjshëm në bashkëpunim me njëri –tjetrin. Në banesat e tyre u gjet  një sasi kanabis  e ndarë në doza, peshore elektronike, ndërsa në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe një granatë . Arrestimi i tyre ishte rezultat i veprime hetimore në kuadër të operacionit "Compensation", nisur që në vitin 2021. 

U sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis , një granatë, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City