'Titaniku austriak' prehet në ujërat detare shqiptare, Memorial në Durrës për anijen me 100 të mbytur

Qytetit bregdetar të Durresit iu shtua edhe një tjetër memorial. Sot u përurua memoriali në kujtim të viktimave të anijeve austro-hungareze të mbytura 100 vjet më parë në Durrës. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ambasadorët austriak Johann Sattler dhe ai hungarez, Lorant Balla.

Memoriali u vendos pranë mureve të kalasë në përkujtim të 2 700 viktimave të anijes "Loyd LINZ" dhe anijeve të tjera të Marinës Austro-Hungareze të cilët humbën jetën gjatë luftës së Parë Botërore, 1914-1918, pranë brigjeve të Durrësit. Ky memorial ku shkruhet në tre gjuhëhqip, gjermanisht dhe në gjuhën hungareze kujton pikërisht tragjeditë detare të asaj kohe me motivin: Përkujtoni ata dhe të vdekurit e të gjitha luftrave – fati i tyre na bën thirrje për pajtim.

"Linz" është quajtur "Titaniku austriak" dhe ngjashmëria nuk është e vogël. Vetëm se historia e "Titanikut" është vështruar nga disa pika interesi, kurse historia e "Titanikut austriak" ende nuk është zbuluar. Anija u mbyt pranë Kepit të Rodonit, në veri të qytetit të Durrësit.

100 vjet më parë gjatë luftës së parë botërore anija "Linz" do të lundronte drejt brigjeve të Durrësit me mbi 1000 persona në bordin e saj që ishin ushtarë, personel i kryqit të kuq, si dhe shumë robër lufte. Në brigjet e Durrësit, anija "Linz" u godit nga një silur dhe u mbyt. Vetëm 300 persona u arrit të shpëtohen. Për më tepër se 100 vjet prehet "Titaniku Austriak" në ujërat detare shqiptare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka