GIGLIO – Rritet bilanci i viktimave pas mbytjes së kryqëzorit “Costa Concordia” në brigjet italiane. Mëngjesin e sotmë, zjarrfikësit kanë gjetur edhe viktimën e gjashtë, i cili mbante të veshur jelekun e shpëtimit. Numërohen deri më tani 16 të zhdukur pas natës së frikshme të së premtes së 13 janarit.
Sipas raporteve në media kapiteni Francesco Schettino e ka afruar kryqëzorin luksoz deri 150 metër pranë bregut, duke dashur të përshëndesë me një sinjal banorët e ishullit. Edhe vetë shoqëria operatore Costa Crociere me seli në Genova u distancua ndërkohë prej kapitenit dhe pranoi: "Duket se komandanti ka bërë gabime në gjykim, të cilat kanë pasur pasoja fatale."
Në të njëjtën kohë Costa shprehu"keqardhjen më të thellë për aksidentin e tmerrshëm. Prokuroria po heton kundër kapitenit ndër të tjera për vrasje nga pakujdesia.
Përveç kësaj 52 vjeçari akuzohet të jetë parë në tokë që në kohën kur aksioni e evakuimit ishte në ecje e sipër. Një përfaqësues i rojes bregdetare italiane tha se kapiteni e kishte injoruar thirrjen për t'u kthyer te anija në fundosje. Vetë Schettino thekson se ka qëndruar deri në fund në anije.

(aq/shqiptarja.com)