Titulli i hequr/ Gjyqi mes Skënderbeut
dhe FSHF, CAS vendos më 22 janar

Titulli i hequr/ Gjyqi mes Skënderbeut<br />dhe FSHF, CAS vendos më 22 janar<br>
Çështja e titullit kampion të Superligës për sezonin 2015-2016 do të vendoset më datë 22 janar. Klubi i Skënderbeut dhe FSHF janë në gjyq mes tyre, pasi klubi korçar e ka çuar çështjen në CAS, për shkak të heqjes së titullit kampion nga ana e Komitetit të Etikës.

RTSH, përmes një njoftimi në faqen e “Rubrika Sportive” në Facebook ka publikuar e-mail-in që CAS i ka dërguar redaksisë së departamentit të sportit, ku shkruhet se çështja mes Skënderbeut dhe FSHF-së, në lidhje me titullin kampion të sezonit 2015-2016, hequr nga Komisioni i Etikës, do të shqyrtohet më 22 janar.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë CAS, pra, nëse do t’i japë të drejtë FSHF-së apo Skënderbeut. Nëse ndodh e para, atëherë FSHF do të duhet të shqyrtojë mundësinë për t’ia dhënë titullin kampion skuadrës që u rendit e dyta në sezonin 2015-2016, ose të “anulojë” këtë veprim, duke i rënë shkurt e duke e lënë “anonim” këtë trofe. Nëse ndodh që CAS do t’i japë të drejtë Skënderbeut, atëherë titulli kampion i Superligës për sezonin 2015-2016 do t’iu kthehet korçarëve. Tema

SKENDERBEU
Pergjigja e CAS per daten e gjyqit per titullin 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut