Kina ka kufizuar marrëdhëniet tregtare me Korenë e Veriut, duke i dhënë kështu një goditje të madhe financave të vendit komunist.

Mediat botërore raportojnë se Kina, e cila ishte tregtari më i madh tregtar i Koresë së Veriut, e cila ndodhet në një izolim politik, i ka kufizuar sasitë e karburanteve të dërguara në Pyongyan, si dhe ka limituar blerjen e tekstileve.

Këto masa nga Kina, vinë pas testit të fundit nuklear që Koreja e Veriut bëri gjatë këtij muaji.

Ndërkohë retorika mes Koresë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është acaruar së tepërmi, ku në Asamblenë e OKB-së, presidenti Trump deklaroi se nëse kërcënohej SHBA dhe aleatët e saj do ta shkatërronte Korenë e Veriut.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Koresë deklaroi se “nuk trembeshin nga një qen që leh”.

Momentalisht vendi diktatorial ndodhet nën sanksione të shumta të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com