Tjetër konflikt mes SHBA dhe BE,
Ja arsyet pse po kritikohet Trump

Tjetër konflikt mes SHBA dhe BE,<br />Ja arsyet pse po kritikohet Trump
Shefja për politika të jashtme dhe siguri e BE-së Federica Mogherini ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për uljen e fondeve për Kombet e Bashkuara për 640 milionë dollarë, duke thënë se zgjidhja paqësore e problemeve globale është po aq e rëndësishme sa ajo ushtarake.
 
Në buxhetin e SHBA-së që u miratua nga Kongresi javën e kaluar, janë shkurtuar 640 milionë dollarë fonde nga agjencitë e OKB-së, teksa janë shtuar 15 miliardë në buxhetin ushtarak të SHBA-së.
 
Gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Mogherini ka thënë se BE-ja vullnetarisht kontribuon gjysmën e buxhetit për shumicën e agjencive të OKB-së sepse vlerëson se Organizata Botërore e Shëndetësisë, Programi botëror për Ushqim dhe agjencia për fëmijët UNICEF, dhe trupa të tjerë të kësaj organizate, janë esenciale për paqen.
 
Eshtë esenciale për ne që të vazhdojmë të investojmë në këto agjenci të OKB-së”,ka thënë ajo.
 
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikky Haley, në fjalimin e saj nuk ka përmendur shkurtimet buxhetore por ajo ka kryer veprime më të forta ndëshkuese ndaj Sirisë, Koresë së Veriut dhe Iranit.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie