Ministria e jashtme e Turqisë ka deklaruar se një avion rus tip “SU 34” ka shkelur hapësirën ajrore turke të premten, pavarësisht paralajmërimeve të radarëve. Ambasadori rus u thirr mbi incidentin mbrëmjen e së premtes duke shtuar se shkelja ishte një shenjë e qartë se Rusia dëshironte që konflikti midis dy vendeve të vazhdojë. Turqia ka një thirrje të qartë për Federatën Ruse që të mos shkelë hapësirën ajrore turke, që është edhe hapësira ajrore e NATO-s. Një incident i ngjashëm ka ndodhur në muajin nëntor, 12 u bë shkak për përkeqësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
/Shqiptarja.com







