Masakra u krye ne fshatin e quajtur Tremseh ne krahinen HAMA. Ushtria siriane sulmoi me helikoptere dhe tanke fshatin duke vrare qindra vete shumica e te cileve civile.
Pas sulmit milicia pro - regjim Shabiaha ka vazhduar në këmbë duke kryer vrasje të tipit ekzekutim. Sipas Komiteteve të Koordinimit Lokal ditën e Enjte janë vrarë të paktën 189 persona 22 nga të cilët në Homs.
Ndërsa Agjencia informative Al Arabiya deklaron se të vdekurit janë 220. Një ditë më parë ambasadori i Sirisë në Irak ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij dhe ka kaluar në anën e rebelëve duke ndjekur shembullin e një ish gjenerali i cili u arratis nga Siria javën e kaluar.