Tjetër parashikim,fundi i botës të
dielën me tërmete apokaliptike

Tjetër parashikim,fundi i botës të<br />dielën me tërmete apokaliptike<br>
Toka duhej të kishte marrë fund më 23 shtaor, ku, sipas konspiracionistëve, planeti Nibiru duhej të ishte përplasur me planetin tonë. Një parashikim i cili më se qartësisht dështoi, por kjo nuk i ka penguar ata që të rikthehen me një tjetër teori.

Sipas tyre, Nibiru nuk do të përplaset me Tokën, por do të shkaktojë tërmete të fuqishme që do ta shkatërrojnë Tokën. Dhe këto tërmete janë parashikuar të ndodhin më 19 nëntor, pra këtë të diel.

Zhurma e krijuar ka dashur edhe njëherë tjetër ndërhyrjen e NASA-s.

Nëse Nibiru do të ekzistonte dhe do të ishin të vërteta të gjitha ato që po thuhen, atëherë Toka dhe Hëna do të kishin dalë që tani nga orbita e saj, e tërhequr nga fusha gravitacionale e Nibirut”, deklaroi David Morrison, astronom në Agjencinë Hapësinore Amerikane.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri