Tjetër raketë balistike nga Korea
e Veriut, tension në Azi

Tjetër raketë balistike nga Korea<br />e Veriut, tension në Azi<br>
Korea e Veriut ka qëlluar një raketë balistike. Lajmin e bëjnë të ditur mediat koreano-jugore, që citojnë burime ushtarake.

Agjencia e lajmeve “Yonhap” raporton se raketa ka fluturuar në drejtimin lindor. Ende nuk dihet se sa larg ka shkuar ajo, apo nëse ka fluturuar mbi Japoni, sikurse ndodhi me raketat e tjera të testuara më herët gjatë vitit.

Raketa është qëlluar nga Pengsong, një lokalitet në jug të vendit të izoluar, thuhet në një deklaratë të ushtrisë koreano-jugore.

Veriu komunist ka testuar raketa të shumta këtë vit, duke bërë që tensionet në lidhje me programin e saj bërthamor të rriten. 

Veprimi i fundit mund të konsiderohet një reagim i Kim Jong un, pas vendimit më 20 nëntor të administratës amerikane për ta futur vendin e diktatorit në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin ndërkombëtar.

Një tjetër tregues i tensionimit të situatës është edhe vendimi i autoriteteve në ishujt Hauaii, për të riaktivizuar përdorimin e sirenës anti-raketë, që kishte dalë nga funksioni 30 vjet më parë, në përfundim të luftës së ftohtë.

Të premten e ardhshme, në orën 11:45 me orën lokale do të bjerë për 60 sekonda alarmi në kuadër të një stërvitjeje ku do të përfshihen 400 lokalitete të ishujve të Paqësorit. Testi do të përsëritet më pas çdo muaj. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg