Tjetër tragjedi në Egje, humbin
jetën 10 refugjatë, mes tyre 5 fëmijë

Tjetër tragjedi në Egje, humbin<br />jetën 10 refugjatë, mes tyre 5 fëmijë
Vijojnë tragjeditë e refugjatëve në ishujt grek. 10 persona kanë humbur jetën mes tyre, 5 fëmijë si pasojë e fundosjes së varkës në brigjet e Egjeut. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Mytilini të Greqisë.
 
Mediat turke bëjnë me dije se një numër i madh njerëzish nga Burma, Afganistani dhe Siria kanë tentuar të kalojnë brigjet turke drejt ishullit grek.
 
Nga të dhënat paraprake roja bregdetare arriti të shpëtojë 43 persona, ndërsa 10 prej tyre nuk mundën të shpëtonin. Ndërkohë personat e tjerë janë dërguar në spitalin e Edremitit, në Turqi.
 
Këtë të enjte 24 emigrantë të tjerë, mes të cilëve 10 fëmijë humbën jetën teksa përpiqeshin të kalonin drejt ishullit grek të Samos.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)