Tjetër tragjedi në ishujt grek, 22
të vdekur, 13 prej të cilëve fëmijë

Tjetër tragjedi në ishujt grek, 22<br />të vdekur, 13 prej të cilëve fëmijë
Vërshimet e emigrantëve vazhdojnë të kenë pasoja tragjike për jetët e tyre. Çdo ditë e më shumë raportohen jetë të humbura të emigrantëve të cilët mundohen largohen për një jetë më të mirë apo për t’i shpëtuar luftës në vendin e tyre.

Të paktën 22 emigrantë kanë humbur jetën në detin Egje. Ngjarja ka ndodhur në ishujt Kalymnos dhe në Rodos. Rojet kufitare greke kanë arritur të shpëtojnë 144 njerëz. Sipas të dhënave nga policia midis të vdekurve rezultojnë 13 fëmijë dhe 7 gra.

Nga ana tjetër, mediat sociale kanë shtuar kritikat ndaj operatorëve humanitarë të Frontex, Agjencia Evropiane për kontrollin e kufijve. Sipas të dhënave të fundit ,operatorët humanitar janë akuzuar shpesh herë se kanë dështuar në shpëtimin e jetëve të emigrantëve.
Duke u nisur nga ngjarja e fundit, Komisioneri i Lartë për Refugjatët pranë UNCHR ka shprehur shqetësim të thellë duke theksuar se moti i keq është duke përkeqësuar kushtet e emigrantëve.

Edhe kryeministri grek, Alexis Tsipras ka reaguar ndaj ngjarjes të ndodhur në ishujt grek. Ai ka shprehur keqardhjen për humbjen e jetëve të emigrantëve në detin Egje. Për me tepër, Tsipras ka shtuar se tragjedi të tilla janë një turp për Europën. Në fjalën e mbajtur në Parlament kryeministri grek tha: “ Deti Egje nuk po merr vetëm fëmijët e vdekur por po merr qytetërimin evropian.” 

Ndërkohë mbas kërkesës së opozitës, Tsipras pritet të flasë sot në parlament mbi çështjen e emigrimit .
Që nga fillimi i vitit mbi 560.000 emigrantë kanë mbërritur në ishujt grek. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin 700.000 njerëz kanë mbërritur në Europë përmes detit Mesdhe.Nga të dhënat rezulton se më shumë se 3200 njerëz kanë humbur jetën gjatë kalimit. Vetëm gjatë muajit tetor ,sipas vlerësimeve të UNCHR në Greqi kanë mbërritur 72000 më shumë emigrantë referuar të njëjtës periudhë një vit më parë.

REdaksia online
(Gre.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë