23-vjeçarja me ngjyrë Korryn Gaines është qëlluar për vdekje nga policia në Maryland. Sipas policisë ajo ishte e armatosur dhe ka tentuar të qëllojë mbi ta, ndaj edhe ajo është vrarë. Gaines iu drejtoi armën e gjahut oficerëve të Baltimores kur ata shkuan në apartamentin e saj për të ekzekutuar një urdhër arresti mbi Kareem Courtney, të dashurin e saj.
Sipas mediave ndërkombëtare gruaja njihej si përkrahëse e pikëpamjeve anti-qeveritare dhe kishte kërcënuar oficerët gjatë një konflikti ku mbeti i plagosur djali i saj 5-vjeçar.
Kjo ngjarje ka shkaktuar zemërim dhe reagime të shumta në kundërshtim me përdorimin e forcës së policisë sidomos kundër afrikano-amerikanëve.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com