SHBA- Një tjetër shuplakë për presidentin e SHBA Donald Trump.
Gjykata e Apelit hedh poshtë rekursin e Deparatmentit të Drejtësisë i cili kërkoi kësaj të fundit të mos njohë urdhërin e gjykatësit James Robart i cili vendosi të pezullojë vendimin e manjatit për të ndaluar hyrjen e personave që vijnë nga 7 shtete me shumicë muslimane .
Departamenti i Drejtësisë kërkoi që aktivizohet ndalimi i udhetimit për 7 vendet e listës së zezë urdhër ky i firmosur nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë në 27 janar
“Çfarë fati do të ketë vendi ynë nëse një gjykatës mund të bllokojë vendimin mbi ndalimin e lëvizjes së disa shtetasve të cilët kanë qëllime të këqija dhe që duan hyjnë në SHBA, ndërkohë që një vendim i tillë u mor për të mbrojtur sigurinë e brendshme?” ishte ky reagimi i presidentit Donald Trump ndaj vendimit të gjykatës James Robart.
Më herët ai ishte shprehur i bindur se do të fitonte rekursin por mesa duket SHBA vijon të tregojnë se janë vend ii demokracisë dhe se drejtësia është e pavarur nga çdo lloj pushteti tjetër.
Nisma e Donald Trump pezullon për 4 muaj programin e Shteteve të Bashkuara për strehimin e refugjatëve dhe vendos një bllokim të pakufizuar në kohë për të gjithë refugjatët sirianë dhe një pezullim prej 90 ditësh të vizave për shtetasit e Irakut, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com