Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë, që njihet ndryshe edhe si Rruga e Vdekjes, për shkak të aksidenteve të shumta me pasoje vdekjen.
Një makinë ka përplasur një drejtues biçiklete, i cili është transportuar për në spital. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ky është aksidenti i dytë në 24 orë në këtë rrugë. Mbrëmjen e djeshme, një makinë i mori jetën një këmbësori në këtë rrugë. Një 70-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një BMW.
Komento