Policia arrestoi Sokol Muratin, 39 vjec, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 30 vjet burg nga drejtësia e vendit fqinj për organizim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe prostitucion.
Ky është i disati arrestim për llogari të drejtësisë italiane. Më 9 prill u arrestua Fatmir Kajolli, ndaj të cilit gjykatat italiane kishin dhënë dënimin me 40 vjet burg. Po kështu në Vlorë u arrestuan Erjon Cenaliaj i dënuar me 25 vjet burg në Itali, Ali Islamaj i dënuar për “grabitje me dhunë" dhe Ergys Ferhati i dënuar me 20 vjet burg në Itali për trafik lëndësh narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Arrestimi i këtij të fundit u krye në Tiranë më 10 prill.
(sg/shqiptarja.com)