Tjetër dorëheqje në PD, ikën
deputeti në listën e Shkodrës

Tjetër dorëheqje në PD, ikën<br />deputeti në listën e Shkodrës
SHKODER-Nuk ka qetësi për demokratët e Shkodrës pas bërjes publike të listave të kandidatëve për deputetë ku mungonte emri i nënkryetares Jozefina Topalli.

Pas Ramiz Çobaj, kreu i PD-së Shkodrës i renditur i teti në listë, në Shkodër largohet nga listat dhe Helidon Bushati, deputet i PD, duke çuar në 4 numrin e të ikurve në rang vendi nga listat e Bashës.

Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, i cili rikandidon në Shkodër i katërti në listë ka vendosur të tërhiqet nga gara.

Përmes një postimi në “Facebook” njofton se është tërhequr nga gara. Bushati nuk ka dhënë shumë detaje për tërheqjen, por thotë se këtë e ka bërë në të mirë të rezultatit të PD-së në Shkodër.

Ai shkruan se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japesh.

Mesazhi i Helidon Bushati
Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.
Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.
Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim.

Ramiz Cobaj
Para Bushatit, ishte Kryetari i PD së Shkodrës, Ramiz Çobaj qe u tërhoq dje nga lista e kandidatëve të PD-së.
Sot gjatë mbledhjes së kryesisë së PD ku u prezantuan kandidatët për deputetë, Çobaj ka dhënë shpjegime për vendimin e tij. Çobaj ka sqaruar se arsyeja e dorëheqjes ka qenë pikërisht renditja i teti në listën e kandidatëve, çka nënkupton listën humbëse.  

Listes se Bashes si ikin 4 kandidate
Me Helidon Bushatin, lista e të ikurve nga PD shkon në 4. I pari ishte Sazan Guri, i renditur i pesti në listat e Beratit, kurse pas tij Ramiz Çobaj, i teti në listat e PD për Shkodrën. Dorëheqje nga listat e kandidatëve ka bërë edhe një prej aleatëve të Lulzim Basha. Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, është tëhequr sot nga lista e PD në qarkun e Dibrës. Nderkohe lsita tkurret dhe me ikjen e deputetit Helidon Bushati.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024